Forcat e Armatosura të Turqisë godasin objektivat terroriste në Tel-Rifat të Sirisë

Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë goditën pikat e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në Tel-Rifat të Sirisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë godasin objektivat terroriste në Tel-Rifat të Sirisë

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë goditën pozicionet e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në Tel-Rifat të Sirisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të terroristëve të kësaj organizate.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se terroristët e PKK/YPG-së nga rajoni i Tel-Rifatit ndërmorën sulme dhe hapën zjarr provokues ndaj elementëve të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët veprojnë në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) u kundërpërgjigjën me mjetet për mbështetje me zjarr që ndodhen në rajon dhe goditën objektivat e terroristëve.    

 


Lajme të ngjashme