Turqia i bëri thirrje OKB-së të luaj një rol më aktiv për çështjen e Xhamu dhe Kashmirit

Turqia tërheq vëmendjen në rëndësinë e zgjidhjes së problemit përmes dialogut dhe përshëndeten konsultimet e mbajtura të shtunën nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Turqia i bëri thirrje OKB-së të luaj një rol më aktiv për çështjen e Xhamu dhe Kashmirit

Turqia i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të luaj një rol më aktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Xhamu dhe Kashmirit brenda kornizës së rezolutave të OKB-së.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tërhiqet vëmendja në rëndësinë e zgjidhjes së problemit përmes dialogut dhe përshëndeten konsultimet e mbajtura të shtunën nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me temë “Indi-Pakistan” për zhvillimet e fundit në rajonin e diskutueshëm të Xhamus dhe Kashmirit.

“Ne besojmë se OKB-ja duhet të luaj rol më aktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Xhamu dhe Kashmirit brenda kornizës së rezolutave të OKB-së. Shpresojmë se çështja do të zgjidhet në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe përmes dialogut ndërmjet palëve përkatëse, ndërsa u bëjmë thirrje palëve të ushtrojnë kufizim dhe të përmbahen nga hapat e njëanshme që mund të rrisin tensionin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme