Çavusoglu: Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë Sudanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tha se Turqia do të vazhdojë duke e rritur mbështetjen ndaj Sudanit dhe popullit vëlla sudanezë.

Çavusoglu: Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë Sudanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tha se Turqia do të vazhdojë duke e rritur mbështetjen ndaj Sudanit dhe popullit vëlla sudanezë.

Ministri Çavuşoglu i bëri një vlerësim për gazetarët vizitës në kryeqytetin e Sudanit, Hartum, ku ndodhej për pjesëmarrje në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës Kushtetuese që përmban rregulloret e administratës së përkohshme civile në këtë vend.

Çavusoglu rikujtoi se në këtë ceremoni mori pjesë me udhëzimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa theksoi se Turqia prej fillimit ka qenë për paqen dhe qetësinë e Sudanit dhe popullit sudanezë.

Duke vënë në dukje se në kuadër të kontakteve në Sudan ai i përcolli kryetarit të Këshillit Ushtarak të Tranzicionit, gjeneralarmate Abdulfetah Al-Burhan dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm të Sudanit, Omer Deheb Fadl Muhamed mesazhin e Presidentit Erdogan, ministri Çavusoglu tha: “Ne vazhdimisht u përcollëm vëllezërve tanë se duhet të arrihet një konsensus sa më shpejt që të jetë e mundur pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme. Si përfundim u arrit në një marrëveshje për një periudhë tranzicioni 39 muajsh. Pas kësaj periudhe do të mbahen zgjedhjet dhe në dhashë Zoti paqja dhe qetësia në këtë vend do të jenë të qëndrueshme”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu theksoi se gjatë vizitës në Sudan bisedoi edhe për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa shtoi se “Gjatë kontakteve gjithashtu i bëmë një vlerësim çështjeve bilaterale siç janë ndihma që ne ofrojmë këtu, çështjeve arsimore, bashkëpunimit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe çështjeve tjera rajonale siç është Libia”.

Ai rikujtoi se është takuar edhe me homologun e tij finlandez, Pekka Haavisto, vendi i të cilit e mori kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian (BE) dhe tha se me homologun e tij krahas marrëdhënieve dypalëshe kanë biseduar edhe për marrëdhëniet Turqi-BE dhe për çështjen e Qipros.

Çavusoglu shtoi se edhe gjatë takimit me Presidentin e Çadit, Idris Debi atij i përcolli përshëndetjet e Presidentit Erdogan dhe tha se edhe me Presidentin Debi kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

 


Lajme të ngjashme