Turqia përkujton viktimat e tërmetit të Marmarasë në 20-vjetorin e fatkeqësisë

Në qytetin Yalova të Turqisë u përkujtuan të shtunën me një ceremoni personat që humbën jetën në tërmetin fatal të Marmarasë, më 17 gusht të vitit 1999.

Turqia përkujton viktimat e tërmetit të Marmarasë në 20-vjetorin e fatkeqësisë

Në memorialin e tërmetit, ndërtuar mbi rrënojat e disa ndërtesave të shembura gjatë fatkeqësisë në qytetin Yalova, qytetarët kanë kryer vizita në orët e natës duke vendosur kurora me lule në blloqet e betonit, mbi të cilat janë të shkruar emrat e viktimave.

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore, mbajtur në memorialin e tërmetit në parkun “17 Gushti”, ishte gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, i cili më pas vizitoi edhe ekspozitën me fotografi dhe u informua rreth saj nga prefekti i Yalovas, Muammer Erol dhe kryetari i Bashkisë, Vefa Salman.

Ndërsa punonjës të myftinisë bënë lutje për viktimat e tërmetit.

Më 17 gusht 1999, në orën 03:02 sipas kohës lokale, zona gjeografike turke e Marmarasë u trondit nga një prej tërmeteve më shkatërruese të historisë. Tërmeti me fuqi 7,4 ballë të shkallës Rihter, i cili goditi kryesisht qytetet Golcuk, Yalova dhe Sakarya, u mori jetën gati 17 mijë njerëzve dhe la të pastrehë mbi 500 mijë të tjerë.



Lajme të ngjashme