Turqia mbështet zgjidhjen paqësore të krizës në Libi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, theksoi të shtunën rëndësinë e zgjidhjes paqësore të konfliktit në Libi.

Turqia mbështet zgjidhjen paqësore të krizës në Libi

“Në takimin tonë me homologun libian vumë theksin mbi rëndësinë e zgjidhjes me rrugë paqësore të çështjes në Libi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë një qëndrim të unifikuar dhe parimor për të ndaluar përplasjet në Libi”, deklaroi Cavusoglu përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme, Mohamed Taher Siyala, në kryeqytetin Hartum të Sudanit, ku shumë krerë shtetesh, qeverish dhe ministra u mblodhën për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje për ndarjen e pushtetit midis palëve rivale në këtë vend afrikan.

Libia është përfshirë nga trazirat që prej vitit 2011, kur Muammar Gaddafi u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO-ja pas 4 dekadash në pushtet.

Që atëherë, vendi i pasur me naftë ka dëshmuar shfaqjen e dy pushteteve rivale, ajo në lindje të Libisë me gjeneralin Khalifa Haftar në krye dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me seli në Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme