Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 6 terroristë të PKK-së në juglindje të vendit

Njësitë turke të xhandarmërisë neutralizuan të shtunën herët 6 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK gjatë një operacioni në zonën rurale të nënprefekturës Semdinli, në provincën juglindore të Hakkarit.

1253922
Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 6 terroristë të PKK-së në juglindje të vendit

Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se një operacion me mbështetje ajrore, i cili rezultoi me neutralizimin e 6 terroristëve të armatosur, u krye në periferi të Semdinlisë nga njësitë speciale dhe komando të xhandarmërisë.

Terroristët në fjalë, të cilët ishin pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Avashin-Basyan Çarçela” të PKK-së, kërkoheshin për një sërë aktesh terroriste sidomos gjatë vitit të fundit, ku vlen të përmenden sulmet me raketa dhe zjarret provokuese ndaj bazës ushtarake në Davulcu Tepe, sulmi ndaj postbllokut në lokalitetin Yesildere të qytezës Yuksekova, sulmi ndaj autokolonës ushtarake në aksin rrugor Daglica-Yuksekova dhe së fundmi sulmi raketor i 16 gushtit 2019 ndaj bazës ushtarake në Duz Tepe.



Lajme të ngjashme