Ministri i mbrojtjes në provincën kufitare Sanliurfa

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bashkë me Shefin e Shtabit dhe komandantët e forcave shkuan në Shanllëurfa (Şanlıurfa) për inspektime në lidhje me Qendrën e Përbashkët Operative që do të krijohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ministri i mbrojtjes në provincën kufitare Sanliurfa

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bashkë me Shefin e Shtabit dhe komandantët e forcave shkuan në Shanllëurfa (Şanlıurfa) për inspektime në lidhje me Qendrën e Përbashkët Operative që do të krijohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në kuadër të Zonës së Sigurt që planifikohet të formohet në veri të Sirisë.

Në aeroportin “GAP” Akar dhe delegacioni ushtarak që e shoqëronte [Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandanti i Forcave Ajrore Gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Küçükakyüz) dhe Komandanti i Forcave Detare Adnan Ëzball (Özbal)] u prit nga Prefekti Abdullah Erin, Zv.komandanti i Armatës së 2-të Sinan Jajla (Yayla) dhe zyrtarë të tjerë.

Mësohet se ministri Akar dhe komandantët e forcave do të inspektojnë dhe kontrollojnë njësitë ushtarake në rajon.

 


Lajme të ngjashme