Delegacioni ushtarak amerikan kontakte në Turqi për “Zonën e Sigurt”

Një delegacion ushtarak amerikan i drejtuar nga numri 2 i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), gjenerallejtënant Stephen Twitty, do të vizitojë të enjten Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë turke dhe qytetin Sanliurfa.

Delegacioni ushtarak amerikan kontakte në Turqi për “Zonën e Sigurt”

Siç thekson Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate të shkruar, vazhdon puna për sendërtimin e Qendrës së Përbashkët Operative, e cila do të ngrihet në Sanliurfa në kuadër të Zonës së Sigurt që planifikohet të formohet në veri të Sirisë, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, delegacioni ushtarak amerikan i kryesuar nga zëvendësshefi i Forcave Evropiane të SHBA-së, gjenerallejtënant Stephen Twitty, do të mbërrijë në Sanliurfa për të koordinuar ngritjen e qendrës operative, pas vizitës në Shtabin e Përgjithshëm”, thuhet në komunikatën e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.



Lajme të ngjashme