Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë kurbane në 51 vende të botës

Shpërndarja e mishit të kurbanit është bërë në 100 pika të ndryshme të botës me në krye rajonin e Ballkanit, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikë, Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë kurbane në 51 vende të botës

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Naci Yorulmaz tha se me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit, punonjësit dhe vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe Turke do të shpërndajnë mish të kurbanit për 4 milion e 500 mijë njerëz në 51 vende të botës.

Yorulmaz, i cili ndodhet në Zanzibar me rastin e punimeve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për shpërndarjen e kurbaneve, në prononcimin e tij tha se therjet dhe shpërndarja e mishit të kurbanit është bërë në 100 pika të ndryshme të botës me në krye rajonin e Ballkanit, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikë, Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ai bëri të ditur se këtë vit për herë të parë kanë therë kurbane në Bregun e Fildisht, Mozambik, Zimbabve, Ishujt Komore, Ruandë, Indonezi, Filipine, në Kamboxhia, Gjeorgji, Tataristan, Greqi dhe Surinami, ndërsa shtoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke mbështet nevojtarët në botë për 151 vjet.

“Ne po mundohemi t'i dalim në ndihmë njerëzve përreth botës, pa dallim gjuhën, fenë dhe racën. Me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit, punonjësit dhe vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe Turke do të shpërndajnë mish të kurbanit për 4 milion e 500 mijë njerëz në 51 vende të botës. Ne shpërndamë amanetet e donatorëve që kishin besim tek Gjysmëhëna e Kuqe Turke”, tha Yorulmaz.

Ai shtoi se kanë therë kurbane në të katër anët e botës përfshirë edhe Daruselamin në Tanzani dhe Zanzibarin, ndërsa shtoi se synojnë që në mbarë Tanzani të shpërndajnë kurban 500 mijë familjeve.

Duke vënë në dukje se kanë vizituar 69 të plagosurit nga shpërthimi i cisternës me naftë në Tanzani, Yorulmaz tha se “Me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Tanzanisë vizituam vendin e ngjarjes dhe biseduam me autoritetet. I vizituam edhe të plagosurit në spital. Atyre u thamë se jemi të gatshëm të bëjmë atë që është e mundur për të plotësuar çdo kërkesë nëse kanë”.

 


Lajme të ngjashme