Dronët e Ushtrisë Turke filluan me detyrë në rajonin ku do të formohet Zona e Sigurt

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për formimin e Zonës së Sigurt në Siri dronët kanë filluar me detyrë në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri një deklaratë të re në lidhje me aktivitetet e kryera në kuadër të marrëveshjes për Zonën e Sigurt në Siri të arritur me ShBA.

“Brenda fushëveprimit të Zonës së Sigurt, e cila është planifikuar të themelohet në veri të Sirisë në koordinim me ShBA-të po vazhdojnë përpjekjet për të vënë në funksion Qendrën e Përbashkët Operacionale që do të themelohet në Sanliurfa. Dronët tanë kanë filluar me detyrë në këtë zonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Në anën tjetër, Komandanti i Korpusit të 7-të në Diyarbakir, gjenerallejtënant Sinan Yayla dhe delegacioni ushtarak shoqërues erdhën në rrethin Akçakale të Sanliurfas për bisedime.

Autokolona ku ndodhej Sinan Yayla dhe delegacioni që e shoqëronte nën masa të rrepta të sigurisë hyri në Regjimentin e 3-të Kufitarë që ndodhet në qendër të nënprefekturës.

Pritet që delegacioni të zhvillojë bisedime me delegacionin amerikan të përbërë prej 6 personave që është duke punuar në Komandën e 3-të të Regjimentit Kufitar për formimin e një Qendre të Përbashkët Operacionale për Zonën e Sigurt në Siri.

Lajme të ngjashme