Nisën punimet për Qendrën e Përbashkët Operative Turqi-ShBA

Në Shanllëurfa kanë nisur punimet me delegacionin amerikan me 6 vetë për ngritjen e Qendrës së Përbashkët Operative, e cila do të koordinojë veprimet në lidhje me krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë.

Nisën punimet për Qendrën e Përbashkët Operative Turqi-ShBA

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton përmes një komunikate të shkruar se vazhdojnë punimet në drejtim të vënies në funksion të Qendrës së Përbashkët Operative, e cila do të ngrihet në Shanllëurfa (Şanlıurfa-Turqi) në kuadër të zonës së sigurt që planifikohet të krijohet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në veri të Sirisë.

Delegacioni amerikan prej 6 vetësh ka shkuar në Shanllëurfa dhe pastaj kanë nisur punimet për ngritjen e strukturës së kësaj qendre dhe siç mësohet nga komunikata në ditën e parë është vendosur për funksionet kritike.

“Punimet për ngritjen dhe fillimin sa më shpejt nga puna të Qendrës së Përbashkët Operative vazhdojnë pa shkaktuar vonesa”,- vijon komunikata.

 


Lajme të ngjashme