Erdogan shkëmben urime për Kurban Bajramin me liderët myslimanë në botë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka biseduar në telefon me disa liderë me rastin e Kurban Bajramit dhe ka shkëmbyer me ta urimet për këtë festë myslimane.

Erdogan shkëmben urime për Kurban Bajramin me liderët myslimanë në botë

Departamenti i Komunikimeve pranë presidencës njofton përmes një komunikate se Erdoani ka pasur telefonata me Kryeministrin e Malajzisë Mahathir Mohamad, Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas, Presidentin e Kirgizisë Sooronbay Jeenbekov dhe me Presidentin themelues të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev.

Në këto biseda telefonike Erdoan dhe liderët kanë shkëmbyer urime për festën e Kurban Bajramit.



Lajme të ngjashme