Avionët turq neutralizuan 2 terroristë në veri të Irakut

Në operacionin ajror që është kryer në zonën Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Avionët turq neutralizuan 2 terroristë në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton se në zonën Metina në veri të Irakut është kryer një operacion ajror në koordinim me operacionin (tokësor) “Kthetra”.

Në këtë operacion ajror janë neutralizuar 2 terroristë të tjerë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, vijon komunikata e MSB-së.

Kurse sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve te Brendshme në kuadër të operacioneve për sigurinë e brendshme në operacionin e Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit të Erzinxhanit (Erzincan) në zonën rurale të nënprefekturës Kemah janë neutralizuar tre terroristë.

Operacioni në këtë zonë vazhdon ende.

 


Lajme të ngjashme