Oktay: Turqia është e vendosur për çështjen e Mesdheut Lindor

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se do të vazhdojnë me vendosmëri punimet e shpimeve në Mesdheun Lindor.

Oktay: Turqia është e vendosur për çështjen e Mesdheut Lindor

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se do të vazhdojnë me vendosmëri punimet e shpimeve në Mesdheun Lindor.

Pas faljes së namazit të bajramit në Xhaminë e Madhe Çamllëxha (Çamlıca) në Stamboll, Oktaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.  

Pasi shprehu urimet e tij me rastin e Kurban Bajramit, Fuat Oktaj iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me punimet e anijes së sondazhit “Javuz” në Mesdheun Lindor duke thënë se procesin do ta vazhdojnë me vendosmëri.

“Turqia do të përparojë në mënyrë të vendosur, pa treguar asnjë hezitim deri në fund kur bëhet fjalë për mbrojtjen edhe të drejtat e saj edhe të turqve të Qipros. Ajo është e vendosur edhe për vazhdimin e aktiviteteve të shpimit, edhe për ndarjen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të burimeve natyrore për turqit e Qipros, në dimension kjo të procesit të zgjidhjes në Ishull. Në tryezë qëndron ende propozimi ynë për krijimin e një komiteti të përbashkët në lidhje me këtë” tha Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj.     

 


Lajme të ngjashme