Turqia e vlerëson të padrejtë vendimin e ShBA-së për Venezuelën

Në deklaratën me shkrim të lëshuar në lidhje me çështjen zëdhënësi Aksoj tha se janë të shqetësuar që vendimi në fjalë do të ndikojë negativisht tek populli i Venezuelës.

Turqia e vlerëson të padrejtë vendimin e ShBA-së për Venezuelën

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) e vlerësoi si të padrejtë deklaratën e ShBA-së për ngrirjen e të gjitha aseteve të Venezuelës në kohën kur vazhdon dialogu mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës të këtij vendi.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar në lidhje me çështjen zëdhënësi Aksoj tha se janë të shqetësuar që vendimi në fjalë do të ndikojë negativisht tek populli i Venezuelës, i cili është duke u ballafaquar me vështirësi ekonomike dhe në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike krizës në vend.

“Në këtë drejtim, ne dëshirojmë të ritheksojmë edhe një herë se për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë në procesin e dialogut politik”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoj.

Më 5 gusht, Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një dekret presidencial që ngrinë të gjitha pasuritë e Venezuelës në Shtetet e Bashkuara.

Me këtë hap, administrata e Uashingtonit bllokoi plotësisht transaksionet ekonomike me Karakasin.

I njëjti dekret kufizon të gjitha transaksionet me të gjitha autoritetet e Venezuelës, përveç ndihmës humanitare.

Bëhet e ditur se ShBA-ja do ta vendosë Venezuelën nën bllokim ekonomik me sanksione.



Lajme të ngjashme