Avramopoulos: Turqia, një partner i domosdoshëm për BE-në

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, Dimitris Avramopoulos është shprehur se Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm.

1250340
Avramopoulos: Turqia, një partner i domosdoshëm për BE-në

Avramopoulos ka mbajtur një fjalim në një sesion të zhvilluar në kuadër të Konferencës së 11-të të Ambasadorëve në kryeqytetin Ankara, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se Turqia, e cila është një fuqi kyçe rajonale duhet ta kthejë gjithmonë fytyrën e saj nga Evropa, Avramopoulos tha se "Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm dhe gjithmonë do të jetë një fqinj i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian".

Ndër të tjera, Avramopoulos tha se Turqia ka pritur 3,6 milionë refugjatë dhe se i mirëpret përpjekjet humanitare të Turqisë në këtë drejtim, ku edhe BE-ja do të jetë gjithmonë pranë Turqisë në drejtimin e sfidës në fjalë.

Duke përmendur marrëdhëniet mes vendit të tij Greqisë dhe Turqisë, Avramopoulos deklaroi që ai beson se kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Qiriakos Miçotaqis (Kyriakos Mitsotakis) dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) janë liderë të fortë.

Dy liderët do t‘i bartin vendet e tyre në një epokë të re miqësie dhe fqinjësie të mirë tha Avramopoulos, i cili ka theksuar se Erdoan dhe Miçotaqis kanë vullnetin dhe vendosmërinë që do ta çojnë Turqinë dhe Greqinë në një të ardhme me vizion të përbashkët.



Lajme të ngjashme