Operacioni “Kthetra” - Numri i terroristëve të neutralizuar arrin në 80

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bën të ditur se së bashku me 4 terroristët e neutralizuar gjatë përleshjeve të fundit të jetuara në zonën Hakurk në veri të Irakut numri i terroristëve të neutralizuar të PKK-së arriti në 80.

1249519
Operacioni “Kthetra” - Numri i terroristëve të neutralizuar arrin në 80

Si rezultat i luftimeve me terroristët në kuadër të operacionit “Kthetra” që vazhdon me sukses në zonën Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, theksohet se së bashku me 4 terroristët e neutralizuar gjatë përleshjeve të fundit në zonën Hakurkveri të Irakut, numri i terroristëve të neutralizuar të organizatës separatiste terroriste PKK arriti në 80.

Në kuadër të luftës kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, Turqia nisi më 27 maj operacionin e koduar “Kthetra” dhe më 13 korrik operacionin “Kthetra II”.

Në mes tjerash bëhet e ditur se operacionet antiterror në këtë zonë po vazhdojnë me vendosmëri.

 


Lajme të ngjashme