Stoltenberg: Presim me kënaqësi bisedimet e Turqisë me Amerikën për raketat Patriot

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se presin me kënaqësi bisedimet e Turqisë me Amerikën për mundësinë e blerjes së sistemeve të raketave Patriot.

Stoltenberg: Presim me kënaqësi bisedimet e Turqisë me Amerikën për raketat Patriot

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se presin me kënaqësi bisedimet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mundësinë e blerjes së sistemeve të raketave Patriot dhe u shpreh se po zhvillohen bisedime edhe me Italinë dhe Francën në lidhje me sistemet e mbrojtjes nga raketat.

Në konferencën për shtyp në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, pyetjes për mundësinë e integrimit të sistemeve S-400, që Turqia bleu nga Rusia, në sistemet e vendeve anëtare, Stoltenberg iu përgjigj duke thënë: “NATO nuk planifikon të integrojë sistemin S-400 në sistemet e mbrojtjes të asnjë prej vendeve anëtare”.

Ai u shpreh edhe për tërheqjen e Rusisë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme (INF) dhe theksoi se tërheqjen e Amerikës nga INF-ja e mbështetën të gjitha vendet aleate në NATO.

“Pasi asnjë marrëveshje që zbatohet vetëm nga njëra palë nuk ka efekt. Rusia është përgjegjësja e vetme për braktisjen e marrëveshjes” tha Stoltenberg.

Pas anulimit të marrëveshjes në fjalë NATO-ja “nuk do të vendosë armë bërthamore në Evropë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se vendet aleate nuk përkrahin një garë të re armatimi.

Duke nënvizuar se vendet aleate vazhdojnë të jenë të vendosura për kontrollin efektiv të armëve ndërkombëtare, pengimin e përhapjes dhe çarmatimin, Stoltenberg tha: ”Nuk do të bëjmë të njëjtën gjë si Rusia. Nuk duam një garë të re armatimi. NATO në të njëjtën kohë vazhdon të dëshirojë krijimin e marrëdhënie konstruktive për sa kohë që veprimet e Rusisë e bëjnë këtë të mundur”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë deklaroi të premten se ka marrë fund zyrtarisht Traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë të ditur se do të tërhiqeshin në mënyrë të njëanshme nga INF-ja, nënshkruar me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe që parashikonte ndalimin e raketave me mbushje bërthamore dhe rreze veprimi 500 deri më 5.500 km.

Si kundërpërgjigje për tërheqjen e njëanshme të SHBA-së, Putini gjithashtu nënshkroi të njëjtën ditë dekretin në lidhje me pezullimin e INF-së.

 


Lajme të ngjashme