Turqia: Nuk lejojmë zvarritjen e çështjes së zonës së sigurt në Siri

Turqia nuk do të lejojë zvarritjen e çështjes së zonës së sigurt, që parashikohet të krijohet në kufirin e Sirisë.

Turqia: Nuk lejojmë zvarritjen e çështjes së zonës së sigurt në Siri

Turqia nuk do të lejojë zvarritjen e çështjes së zonës së sigurt, që parashikohet të krijohet në kufirin e Sirisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy), në konferencën e përjavshme për shtyp, deklaroi se delegacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijë në datën 5 gusht në Ankara për të diskutuar çështjen e krijimit të zonës së sigurt.

Ai tha se gjatë vizitës së Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey  u bënë mbledhje të ndryshme dhe çështja e sipërpërmendur u diskutua në të gjitha dimensionet.

“Në këtë mbledhje Turqia përcolli përsëri pritshmëritë e saj themelore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër pritshmëritë e Turqisë është që thellësia e zonës së sigurt të jetë 32 kilometra, kontrolli të jetë i Turqisë dhe organizata terroriste PYD/YPG të nxirret nga kjo zonë” u shpreh Aksoj.  

Ai tha se propozimet për zonën e sigurt nuk janë në një nivel të pranueshëm dhe shtoi: “Do të vlerësojmë propozimet e reja. Nuk dëshirojmë që të kthehet në një proces zvarritjeje”.

“Nëse nuk arrijmë në një pikë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zonën e sigurt (në kufirin e Sirisë) do të jemi të detyruar ta krijojmë vetë. Këtë ia kemi përcjellë bashkëbiseduesve tanë amerikanë në çdo lloj niveli. Ne do të vazhdojmë bisedimet me delegacionin amerikan që do të vijë në vendin tonë” tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj.     



Lajme të ngjashme