Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak, reduktohet numri i gjeneralëve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të vendimeve nga Erdogani, bëri me dije se numri i gjeneralëve dhe admiralëve do të bjerë në 233, nga 241 që është aktualisht.

YAS anitkabir.jpg
erdogan yas imza.jpg

Mbledhja e Këshillit të Lartë Ushtarak (KLU) të Turqisë u mbajt të enjten në Kompleksin Presidencial, në drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Përpara mbledhjes, anëtarët e KLU-së vizituan Varrin Monumental (Anitkabir) të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Kreu i shtetit turk dhe anëtarët e KLU-së kaluan më pas në Kompleksin Presidencial për të zhvilluar mbledhjen.

Të pranishëm në këtë mbledhje të zhvilluar pa praninë e medias ishin ndihmëspresidenti Fuat Oktay, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Punëve të Brendshme, Syleyman Soylu, ministri  i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Yasar Guler, komandanti i Forcave Tokësore gjeneralarmate Umit Dundar, komandanti i Forcave Detare admirali Adnan Ozbal dhe komandanti i Forcave Ajrore gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz.

Mbledhja e KLU-së zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Pasi shtroi një drekë për anëtarët e KLU-së, Presidenti Erdogan nënshkroi edhe vendimet që dolën nga mbledhja.

Sipas vendimeve në fjalë, 14 gjeneralë e admiralë do të gradohen, ndërsa 40 kolonelë do të marrin rishtazi gradën e gjeneralit dhe admiralit duke filluar që nga data 30 gusht.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të vendimeve nga Erdogani, bëri me dije se numri i gjeneralëve dhe admiralëve do të bjerë në 233, nga 241 që është aktualisht.

“Një gjeneral do të dalë në pension që nga 1 shtatori për shkak të kufirit të moshës, ndërsa 47 gjeneralë dhe admiralë do të pensionohen më 30 gusht për mungesë kuadri. Gjeneralmajori Irfan Ozsert nga Komanda e Forcave Tokësore u gradua gjenerallejtënant me vendimin e KLU-së”, sqaroi ai.



Lajme të ngjashme