Viza turke bëhet 10-vjeçare

Kohëzgjatja e vizës turke që lëshohet për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Turqi nga Ambasadat dhe Konsullatat turke në shtetin e të interesuarit ose në vendin ku ai është rezident i ligjshëm.

Viza turke bëhet 10-vjeçare

Rregullorja për bërjen e disa ndryshimeve në aktin nënligjor lidhur me Zbatimin e Ligjit për Shtetasit e Huaj dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare është botuar në numrin e sotëm të Gazetës Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Me ndryshimin e bërë në pjesën e aktit normativ që rregullon “Detyrimin për të marrë vizë dhe parimet themelore” është ndryshuar me 10 (dhjetë) vite kohëzgjatja e vizës turke që lëshohet për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Turqi nga Ambasadat dhe Konsullatat turke në shtetin e të interesuarit ose në vendin ku ai është rezident i ligjshëm.

Me rregulloren e mëparshme kohëzgjatja ka qenë 5 (pesë) vite.

Ndërkohë vizat që nuk përdoren brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e marrjes së tyre do ta humbasin vlefshmërinë.

 


Lajme të ngjashme