Biseda telefonike Akar-Esper – Turqia kërkon nga Amerika të mos mbështesë PKK/YPG-në

Turqia kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin plotësisht mbështetjen ndaj organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare zë vend shprehja: “Në bisedën telefonike Akar bëri të ditur se pritshmëria e Turqisë nga Amerika është që ti japë fund plotësisht mbështetjes ndaj PKK/YPG”.

“Turqia nuk do të lejojë krijimin e një korridori terrori në kufirin jugor të saj dhe kërkon që të vendosë siguri jo vetëm për veten dhe popullin e saj por në të njëjtën kohë kërkon edhe sigurinë e grupeve fetare dhe etnike që jetojnë në rajon si kurdët, arabët, asirianët, të krishterët dhe jezidët” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Sipas kësaj deklarate, në bisedën telefonike ndërmjet dy ministrave u dha edhe mesazhi se nëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrihet në një pikë të përbashkët, atëherë Turqia do të krijojë vetë zonën e sigurt në kufirin me Sirinë.

Lajme të ngjashme