Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mustafa Sentop në Mongoli, kërkon të luftohen shkollat e FETO-s

Në kuadër të kontakteve të tij në Mongoli, ku po realizon një vizitë zyrtare, kryeparlamentari turk theksoi: “Ne i shohim terroristët e FETO-s në Mongoli si një rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për vetë Mongolinë.”

Mustafa Sentop në Mongoli, kërkon të luftohen shkollat e FETO-s

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, njoftoi të hënën se do të bëjnë përpjekje për të formuar asamblenë parlamentare ndërmjet vendeve mbi linjën që shtrihet nga Evropa Qendrore deri në Japoni.

Në kuadër të kontakteve të tij në Mongoli, ku po realizon një vizitë zyrtare, Mustafa Sentop pati një takim me presidentin e Këshillit (Parlamentit) të Madh Mongol, Gomboja Zandanshatar.

“Mongolia, vend ku ndodhen mbishkrimet turke më të vjetra që njeh historia dhe që quhen Monumentet e Orhunit, është atdheu i të parëve tanë”, deklaroi ai në fillim të takimit ndërmjet delegacioneve.

Duke bërë me dije se bashkëpunimi ndërparlamentar do të jetë më intensiv falë edhe marrëveshjes së arritur vitin e kaluar, Sentop propozoi që afati i qëndrimit pa viza në vizitat turistike të ndërsjella të zgjatet në 90 ditë brenda 6 muajve, nga 30 ditë që është aktualisht.

Kryeparlamentari turk theksoi se organizata terroriste gyleniste (FETO) është një kërcënim potencial për të gjitha vendet dhe shtoi: “Ne i shohim terroristët e FETO-s në Mongoli si një rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për vetë Mongolinë.”

Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit ndërmjet delegacioneve, Sentop tha se në rast të mundësimit të fluturimeve të përditshme direkte të Linjave Ajrore Turke, do të lehtësohen ndjeshëm udhëtimet e afaristëve turq në Mongoli për të investuar në sektorë të tillë si bujqësia, blegtoria, minierat, shëndetësia dhe energjetika.

Presidenti i Këshillit të Madh Mongol, Gomboja Zandanshatar, vuri në pah nga ana e tij se Mongolia e shikon Turqinë si fqinjin e saj të tretë.

“Ne duam gjithmonë që të zhvillojmë marrëdhëniet tona me Turqinë. Veçanërisht duam të bëjmë hapa konkrete për avancimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia dhe turizmi”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, Zandanshatar potencoi se do të marrin seriozisht në konsideratë sugjerimet e homologut turk lidhur me shkollat e FETO-s në Mongoli.

“Ne gjithashtu po bëjmë ç’është e mundur kundër këtyre shkollave që kanë aktivitet në vendin tonë”, u shpreh kryeparlamentari mongol.



Lajme të ngjashme