Zbulohet identiteti i një tjetri prej autorëve të sulmit në Erbil

Është identifikuar edhe një tjetër prej autorëve të sulmit të 17 korrikut ndaj një restoranti në qytetin Erbil në veri të Irakut, ku u martirizua një diplomat turk.

Zbulohet identiteti i një tjetri prej autorëve të sulmit në Erbil

Drejtoria e Policisë së Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) njoftoi të shtunën në mbrëmje se një prej autorëve të sulmit në Erbil është Siyako Baki Abdulkerim.

Policia publikoi gjithashtu një fotografi të Abdulkarimit duke i bërë thirrje opinionit publik që të informojë forcat e sigurisë mbi vendndodhjen e tij.

Më herët të shtunën, Drejtoria e Policisë së KRG-së pati bërë me dije se 6 persona ishin ndaluar, përfshi këtu edhe Mazlum Dag, autor kryesor i sulmit me pasojë martirizimin e punonjësit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Erbil, dhe se urdhri për sulmin në fjalë ishte lëshuar nga organizata separatiste terroriste PKK.

Osman Kose, diplomat në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Erbil, si dhe dy shtetas irakianë, humbën jetën si pasojë e sulmit të 17 korrikut në një restorant të Erbilit.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, mes të cilëve shumë gra e fëmijë.



Lajme të ngjashme