Ushtria turke neutralizon 6 terroristë të PKK-së në Sirnak dhe Agri

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar mëngjesin e të dielës 6 terroristë së bashku me armët e tyre, gjatë operacioneve kundër organizatës separatiste terroriste PKK në provincat Sirnak dhe Agri.

Ushtria turke neutralizon 6 terroristë të PKK-së në Sirnak dhe Agri

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate të shkruar, komandat rajonale të xhandarmërisë kanë organizuar operacione antiterrorizëm në malin Cudi të Sirnakut dhe malin Tendurek të Agrisë.

“Në këto operacione, të cilat po realizohen me mbështetje ajrore, janë neutralizuar së bashku me armët e tyre gjithsej 6 terroristë, 4 në malin Cudi të rrethit Sirnak dhe 2 të tjerë në malin Tendurek të rrethit Agri”, thuhet në komunikatën e MPB turke, e cila thekson gjithashtu se operacionet në këto zona vazhdojnë.



Lajme të ngjashme