Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra” arrin në 255

Në operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Kthetra”, që vazhdon në veri të Irakut, janë neutralizuar edhe 4 terroristë të tjerë.

Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra” arrin në 255

 

Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra” që vazhdon në rajonin Hakurk në veri të Irakut, arrin në 72.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, numri i terroristëve të neutralizuar të organizatës separatiste terroriste PKK prej fillimit të operacioneve (27 maj) e këtej ka arritur në 72.

Në kuadër të operacioneve ajrore të ndërmarra në rajonin Metinaveri të Irakut në koordinim me operacionin “Kthetra” u neutralizuan edhe 4 terroristë të tjerë të PKK-së.

Gjatë operacionit janë goditur pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët të përdorur nga organizata separatiste terroriste PKK.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në operacionet ajrore të kryera ndaj rajoneve Kandil dhe Karacak në veri të Irakut mes datave 17-19 korrik janë neutralizuar gjithsej 34 terroristë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, numri i terroristëve të neutralizuar të organizatës separatiste terroriste PKK prej fillimit të operacioneve (27 maj) e këtej ka arritur në 255.

Në operacionet ajrore, në të cilat morën pjesë afërsisht 20 avionë, krahas avionëve reaktorë u përdorën edhe dronët, dronët e armatosur, avioni për paralajmërim të hershëm dhe kontroll dhe avioni cisternë.

Gjatë operacioneve u shkatërruan edhe depot e municionit të PKK.

Ndërkaq në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në operacionet antiterror të kryera në nënprefekturën Tatvan të Bitlisit të mbështetura nga ajri u neutralizuan 3 terroristë.

Bëhet e ditur se operacionet në këtë zonë po vazhdojnë ende.

 


Lajme të ngjashme