Erdogan: Me Malajzinë kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet e botës myslimane

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përparimin e procesit të bashkëpunimit treshë Turqi-Malajzi-Pakistan.

Erdogan: Me Malajzinë kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet e botës myslimane

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përparimin e procesit të bashkëpunimit treshë Turqi-Malajzi-Pakistan.

Erdogan, pas takimit kokë dhe ndërmjet delegacioneve me Kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Muhammed, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, doli në një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti turk bëri të ditur se në takimin e zhvilluar të enjten biseduan për hapat që mund të hidhen në bashkëpunimin si dy partnerë strategjik (Turqi-Maljazi) të vendeve D8.  

Ai bëri të ditur gjithashtu se Malajzia ka marrë vendim për të hapur konsullatë të përgjithshme në Stamboll dhe ky hap do të japë një kontribut të vyer në marrëdhëniet dypalëshe.

Kreu i qeverisë turke theksoi se Turqia i kushton një rëndësi të veçantë Malajzisë në kuadër të partneritetit të dialogut sektorial me Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN (Filipine, Malajzi, Tajlandë, Indonezi, Singapor) dhe ndër të tjera shtoi: “Ne kemi një qëndrim të përbashkët në çështje të tilla si kauza palestineze, kriza e Rohinga-s, e islamofobia. Ne do të përforcojmë edhe më shumë bashkëpunimin në këto çështje me Malajzinë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përparimin e procesit të bashkëpunimit treshë Turqi-Malajzi-Pakistan, të propozuar nga i nderuari Mahathir dhe i filluar në nivel ministrash të jashtëm”.

Presidenti turk tha se ndërmjet Turqisë dhe Malajzisë ka një potencial të madh tregtar që pret të vlerësohet.

Përpara konferencës së përbashkët, Presidenti Erdoan i dha Kryeministrit të Maljazisë, Mahathit dekoratën e Urdhrit të Republikës.    

 


Lajme të ngjashme