Zv.drejtori i “Halkbank” kthehet në Turqi

Pasi u lirua nga një burg federal në ShBA ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i “Halkbank”, Mehmet Hakan Atilla të mërkurën në drekë ka mbërritur në Stamboll.

Zv.drejtori i “Halkbank” kthehet në Turqi

Të mërkurën ka ardhur në Turqi Mehmet Hakan Atilla, ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i bankës “Halkbank”, i cili ishte ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në kuadër të një çështjeje gjyqësore me subjekt sanksionet amerikane kundër Iranit dhe më pas ai ishte dënuar me burgim nga gjykata amerikane.

Avioni i “Turkish Airlines” me nr. Fluturimi TK-2, me të cilin udhëtonte Atilla ishte nisur nga aeroporti “JFK” i Nju-Jorkut dhe në orën 11.30 mbërriti në aeroportin e Stambollit.

Përveç familjes Atilla u prit në aeroport edhe nga ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Mehmet Xhahit (Cahit) Turhan dhe zyrtarë të tjerë.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i telefonoi Hakan Atilës dhe i uroi të shkuara atij dhe familjes.



Lajme të ngjashme