Çavusoglu: Propozimet e ShBA-së për zonën e sigurt nuk janë të kënaqshme

"Nëse nuk arrihet marrëveshje me ShBA-të atëherë do të bëjmë atë që është e nevojshme”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu: Propozimet e ShBA-së për zonën e sigurt nuk janë të kënaqshme

Për formimin e zonës së sigurt në Siri ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se propozimet e reja të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk janë të kënaqshme.

Në prononcimin në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes krizës në Siri të bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar në Ankara pas takimit me homologun e tij nga Nikaragua, Denis Moncada Colindres, ministri Çavusoglu tha se “Gjatë ditëve në vijim do të mund të deklarojmë themelimin e Komisionit Kushtetues”.

Shefi i diplomacisë turke preku edhe në përpjekjet për formimin e një zone të sigurt në Siri, ndërsa tha se “Propozimet e reja të bëra nga ShBA-ja nuk janë të kënaqshme. Na bëri përshtypje se po bëhen përpjekje për vonesa, sikurse ndodhi në çështjen e Menbixhit dhe nuk duhet të ketë vonesa. Ne duhet të arrijmë në marrëveshje me ShBA-të për çështjen e zonës së sigurt sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk kemi më durim. Nëse nuk arrihet në marrëveshje atëherë do të bëjmë atë që është e nevojshme”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me sulmet e regjimit në Idlib dhe bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, Çavusoglu tha se nga bashkëbiseduesi rus kërkoi që sulmet të ndalojnë.

Ai shtoi se nga Lavrovi gjithashtu kërkoi që të përcjellë mesazhin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për këtë çështje tek Presidenti rus Vladimir Putin dhe theksoi nevojën për t'u përqendruar në procesin politik në Siri.

 


Lajme të ngjashme