Turqia i shpreh ngushëllimet Japonisë për vdekjen e kreut të IAEA-s, Amano

Turqia i shprehu ngushëllimet Japonisë për vdekjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukiya Amano.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë shkruhet: “I shprehim ngushëllimet tona familjes, qeverisë japoneze dhe komunitetit të IAEA-s për vdekjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Amano, i cili gjatë gjithë detyrës së tij kishte vazhduar një bashkëpunim të afërt me vendin tonë”.

Diplomati japonez, Yukiya Amano, që vazhdonte detyrën e kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike prej 10 vjetësh, vdiq në moshën 72-vjeçare.   

Amano, gjatë postit të drejtorit të përgjithshëm prej 3 mandatesh, që prej vitit 2009, ishte përballur me sfida të rëndësishme duke filluar nga aktivitetet bërthamore të Iranit, programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe fatkeqësia bërthamore e Fukushimës në vitin 2011 në Japoni.

Lajme të ngjashme