Turqia dënon prishjet e shtëpive të palestinezëve në Jerusalem nga Izraeli

Turqia ka deklaruar se prishjet (e ndërtimeve) nga Izraeli në Jerusalemin Lindor synojnë të ndryshojnë demografinë e Jerusalemit dhe i dënon me forcë veprime të tilla.

Turqia dënon prishjet e shtëpive të palestinezëve në Jerusalem nga Izraeli

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me prishjen që u ka bërë Izraeli disa shtëpive të palestinezëve në Jerusalemit Lindor.

“Prishja nga Izraeli e disa shtëpive të Palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilin ai e mban të pushtuar, është një manifestim i ri i politikave pushtuese dhe agresive të Izraelit. Ne i dënojmë me forcë veprime të tilla që kryen për të ndryshuar strukturën demografike të Jerusalemit”, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë.

“Këto veprime të jashtëligjshme që dëmtojnë vizionin e zgjidhjes me dy shtete duhen të ndërpriten urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të t’i dalë për zot statusit historik dhe juridik të Jerusalemit dhe të ndërmarrë masat e duhura për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez”, përfundon komunikata.

 


Lajme të ngjashme