Turqi-ShBA fillojnë bisedimet teknike për “Zonën e sigurt” në Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar përmes një komunikate të shkruar se autoritetet ushtarake turke dhe amerikane kanë nisur të martën bisedimet për krijimin e “Zonës së sigurt” në veri të Sirisë.

“Pas rënies dakord të hënën në takimin e mbajtur në kryeqytetin e vendit Ankara, në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare (MSB), mes ministrit Hulusi Akar dhe Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), James Jeffrey, mes autoriteteve ushtarake të të dyja vendeve janë zhvilluar në Ministri (MSB) punimet në drejtim të “Zonës së sigurt”, e cila planifikohet të krijohet në veri të Sirisë në mënyrë të koordinuar”, sqaron Ministria përmes një komunikate të shkruar, ndërsa shton se është planifikuar gjithashtu që takimet mes autoriteteve ushtarake turke dhe amerikane të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme