Jeenbekov: Turqia është një shtet vëllazëror dhe miqësor për Kirgizinë

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbay Jeenbekov, deklaroi se Turqia është një shtet vëllazëror dhe miqësor për vendin e tij.

Jeenbekov: Turqia është një shtet vëllazëror dhe miqësor për Kirgizinë

Sipas një komunikate me shkrim të Qendrës së Shtypit të Presidencës së Kirgizisë, Jeenbekov ka pritur paraditen së martës në zyrën e tij deputetin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga zona elektorale e Ankarasë, Tugrul Turkes, i cili po realizon një vizitë në Kirgizi.

Në këtë takim, ku u morën në shqyrtim çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dypalësh, Jeenbekov u shpreh mjaft i kënaqur nga situata aktuale duke theksuar se Turqia është një shtet vëllazëror dhe miqësor për Kirgizinë.

Pasi rikujtoi se vitin e kaluar, pas një pauze 4-vjeçare, u mbajt takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik me Nivel të Lartë Turqi-Kirgizi, Jeenbekov nënvizoi se lidhjet tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve duhet të vazhdojë duke u forcuar.

Kurse deputeti Turkes, i cili e falënderoi presidentin kirgiz për këtë pritje të ngrohtë, tërhoqi vëmendjen se intensifikimi i dialogut ndërparlamentar kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Turkes nënvizoi se pala turke është përherë e hapur për dialog konstruktiv me Kirgizinë.



Lajme të ngjashme