Delegacionet ushtarake turko-amerikane bisedojnë për ‘zonën e sigurt’ në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në takimin që pati në Ankara me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), James Jeffrey bisedoi për krizën siriane, veçanërisht për ‘zonën e sigurt’ në lindje të Eufratit.

Delegacionet ushtarake turko-amerikane bisedojnë për ‘zonën e sigurt’ në Siri

Në takim Akar i shprehu Jeffrey shqetësimin (e Turqisë) për takimet që disa zyrtarë te lartë civilë e ushtarakë amerikanë kanë zhvilluar në Siri me krerët e organizatës terroriste separatiste PKK/YPG.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njofton përmes një komunikate të shkruar se ministri Akar priti në takim të hënën Përfaqësuesin Special të ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey, i cili ndodhet në Turqi.

Në takim u fol kryesisht për zhvillimet e kohëve të fundit në Siri me theks të veçantë krijimi i ‘zonës së sigurt’ në lindje të lumit Eufrat dhe lufta kundër DAESH-it.

“Në këtë kuadër ministri Akar nga ana e tij në takim u ndal në këto çështje: krijimi i ‘zonës së sigurt’ në lindje të Eufratit në mënyrë të koordinuar mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA); nxjerrja në mënyrë të sigurt nga rajoni i elementëve të organizatës terroriste PKK/YPG; asgjësimi gjithashtu i pozicioneve dhe fortifikimeve që janë bërë në rajon si dhe mbledhja e armatimit të rëndë; krijimi i kushteve të nevojshme për kthimin në shtëpitë e tyre të vëllezërve tanë sirianë të shpërngulur; u ripohua se përpjekja e Turqisë nuk është kundër vëllezërve kurdë dhe arabë dhe grupeve të tjera etnike/fetare, por kundër terroristëve të DAESH-it dhe PKK/YPG-së; si dhe u shpreh shqetësimi për takimet që bëjnë në Siri me krerët e organizatës terroriste PKK/YPG disa zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë amerikanë”,- sqaron komunikata e Ministrisë.

Komunikata njofton gjithashtu se në takim është rënë dakord që delegacionet ushtarake të të dyja vendeve të vazhdojnë punimet e përbashkëta që nga dita e nesërme në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare në lidhje me krijimin e “ zonës së sigurt” (në Siri).

 


Lajme të ngjashme