Përfundon me sukses faza e Rishikimit Preliminar të Dizajnit për avionin turk “Hurjet”

Ka përfunduar me sukses faza e Rishikimit Preliminar të Dizajnit (PDR) në Projektin e Avionit Reaktiv për Trajnime dhe Sulme të Lehta (Hurjet).

Përfundon me sukses faza e Rishikimit Preliminar të Dizajnit për avionin turk “Hurjet”

Punimet lidhur me Projektin “Hurjet”, të cilat filluan në gusht 2017 nga Kompania Turke e Industrisë së Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS/TAI), nën koordinimin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes së Presidencës, me synimin për të plotësuar nevojat afatshkurtra të Forcave Ajrore të Turqisë dhe tregut ndërkombëtar, po vijojnë me ritme intensive.

Rishikimi Preliminar i Dizajnit, një fazë kritike për projektin e avionit të parë reaktiv supersonik të Turqisë, ka përfunduar me sukses.

Në mbledhjet me pjesëmarrje të gjerë që vijuan për dy ditë radhazi nën arbitrimin e vëzhguesve të pavarur vendës dhe të huaj, secili ekspert i fushës përkatëse, Komiteti Vlerësues miratoi ecurinë e projektit sipas planit për të kaluar në fazën e ardhshme kritike të dizajnit.

Vlerësuar në këtë kontekst në 4 fusha kryesore të ekspertizës - të cilat janë Shkencat e Fluturimit, Struktura e Avionëve, Sistemet e Avionëve, Avionika dhe Sistemet Elektrike – Projekti “Hurjet” u miratua nga Komiteti Vlerësues në të gjitha këto fusha.

Për avionin “Hurjet”, i cili e kaloi me sukses dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër këtë fazë kritike, synohet të përfundohet plotësisht dizajni në verën e 2020-s, të nxirret nga hangari prototipi i tij në dhjetor në vitit 2021 dhe të jetë gati për fluturimin e parë gjatë verës së 2022-shit.

Avioni Reaktiv për Trajnime dhe Sulme të Lehta, me një motor dhe kokpit me suitë tandem e avionikë moderne, është projektuar për të luajtur rol kritik duke shfrytëzuar karakteristikat e tij superiore.

Varianti i armatosur (luftarak) i avionit “Hurjet”, falë gamës së gjerë të misioneve dhe kapacitetit të lartë të ngarkesës së dobishme, do të jetë një element i rëndësishëm force në fushëbeteja.

Me të gjitha këto karakteristika dhe pajisje, “Hurjet” do të marrë role të rëndësishme në trajnimin e avancuar për fluturim me avion reaktiv, trajnimin e kalimit në përgatitje për luftë, sulme të lehta (mbështetje ajrore të afërt), patrullimin ajror (të armatosur dhe të paarmatosur), si dhe në demonstrimet akrobatike ajrore.

Avioni Reaktiv për Trajnime dhe Sulme të Lehta do të jetë i aftë të ngjitet deri në 45 mijë këmbë lartësi dhe të përshkojë një distancë prej 2 mijë e 592 km.

“Hurjet” do të ketë një kapacitet ngarkese totale prej 2 mijë 721 kg dhe do të arrijë shpejtësinë 1,4 mach (1 mijë e 65 milje/orë).



Lajme të ngjashme