Operacionet antiterrorizëm – Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 4 pjesëtarë të PKK-së në Bingol

Katër pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar mëngjesin e së hënës gjatë një operacioni të Komandës Rajonale të Xhandarmërisë, në zonën rurale Yedisu të rrethit Bingol.

Operacionet antiterrorizëm – Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 4 pjesëtarë të PKK-së në Bingol

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësitë e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë ndërmorën një operacion në lokalitetin e quajtur Yedisu, në rrethin lindor turk të Bingolit, në kuadër të operacioneve për të garantuar sigurinë brenda vendit.

“Në këtë operacion u neutralizuan katër terroristë. Kështu, numri i terroristëve të neutralizuar gjatë dy ditëve të fundit në Bingol arriti në tetë”, thuhet në komunikatën e MPB turke, e cila thekson gjithashtu se janë duke vazhduar operacionet e forcave të sigurisë në atë zonë.



Lajme të ngjashme