James Jeffrey zhvillon një vizitë në Turqi, pritet të takohet me autoritetet turke

Bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey ndodhet në Turqi dhe me autoritetet turke do të shqyrtojë shqetësimet e këtij vendi për sigurinë dhe zhvillimet e periudhës së fundit në Siri.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit, Përfaqësuesi i Posaçëm i Amerikës për Sirinë ka ardhur në Ankara me ftesë të qeverisë turke.

Në deklaratë bëhet e ditur se Jeffrey do të takohet me autoritetet turke gjatë datave 22-23 korrik.

“Përfaqësuesi Jeffrey dhe autoritetet turke do të bisedojnë për shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë e vendit si dhe përpjekjet tona që vazhdojnë për zbatimin e vendimeve të marra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me zgjidhjen e konfliktit në Siri dhe përjetësimin e mposhtjes së DAESH-it” shkruhej në deklaratën e  Departamentit amerikan të Shtetit.   

Lajme të ngjashme