Ushtria turke neutralizon 3 terroristë të PKK-së në Agri dhe Diyarbakir

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në operacionet antiterroriste brenda vendit, forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë në provincën Agri dhe 1 tjetër në Diyarbakir.

Ushtria turke neutralizon 3 terroristë të PKK-së në Agri dhe Diyarbakir

Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë t’i japin goditje të njëpasnjëshme organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, mëngjesin e të dielës u ndërmor në zonën Metina, në veri të Irakut, një ofensivë ajrore në koordinim të plotë me operacionin “Kthetra”, të cilin ushtria turke e filloi më datë 27 maj.

Në këtë ofensivë, avionët luftarakë turq goditën me saktësi maksimale disa pozicione zjarri, vendstrehime dhe bunkerë që përdoreshin nga organizata separatiste terroriste PKK.

Kurse në operacionet antiterroriste brenda vendit, forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë në provincën Agri dhe 1 tjetër në Diyarbakir.



Lajme të ngjashme