Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e “20 Korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ata që ëndërrojnë të ndryshojnë faktin se turqit qipriotë janë një pjesë e pandarë e kombit turk, së shpejti do të kuptojnë se ato janë ëndrra të kota.

Erdogan i dërgoi një mesazh Presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Mustafa Akinci me rastin e "20 Korrikut, Ditës së Paqes dhe Lirisë".

“Ata që mendojnë që pasuritë e ishullit dhe rajonit u takojnë vetëm atyre do të gjejnë përballë vendosmëritë e Turqisë dhe RTQV”, bëri të ditur Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se “Turqia operacionin e paqes e ndërmori për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë, të cilët janë bashkëpronarë të ishullit të Qipros. Bota edhe sot është duke e parë vendosmërinë tonë në këtë drejtim”.

Erdogan shtoi se “Askush nuk duhet të dyshojë që ushtria turke nuk do të ngurrojë nëse është e nevojshme të hedhë hapat e njëjta si ato që i hodhi 45 vjet më parë kur bëhej fjalë për jetën dhe sigurinë e turqve qipriotë”.

Në fund Presidenti Erdogan tha se “Ata që ëndërrojnë të ndryshojnë faktin se turqit qipriotë janë një pjesë e pandarë e kombit turk, së shpejti do të kuptojnë se ato janë ëndrra të kota”.

Lajme të ngjashme