Ushtria turke vazhdon operacionet ajrore brenda dhe jashtë vendit

Në operacionin e mbështetur nga ajri në rrethin Tunxheli (Tunceli) të Turqisë u neutralizuan 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter, në rajonin Tunxheli u krye një operacion ajror.

Në operacion u neutralizuan 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Kurse në operacionet në zonën rurale të nënprefekturës Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) u neutralizuan 5 terroristë

Bëhet e ditur se operacionet në rajon vazhdojnë ende.

Ndërkaq në operacionin ajror të zhvilluar në rajonet Metina dhe Gara në veri të Irakut, në mënyrë të koordinuar me operacionin “Kthetra” u neutralizuan 6 terroristë.  

Kurse në veri të Irakut (kufi me Turqinë), me një operacion të gjerë ajror në rajonin Karaxhak (Karacak), që përdoret si bazë prej terroristëve, u asgjësuan shumë objektiva të PKK-së.

Në operacionin ajror ndaj Karaxhakut, ku kryesisht u përdorën municione vendore dhe kombëtare, u morën në shënjestër vetëm komplekset që i përkisnin terroristëve.

Lajme të ngjashme