Turqia dënon sulmin e neveritshëm në Kandahar të Afganistanit

Në sulmin me autobombë të ndërmarrë ndaj godinës së Drejtorisë së Policisë në provincën Kandahar në jug të Afganistanit janë vrarë 11 persona.

disisleri bakanligi.jpg

Në sulmin me autobombë të ndërmarrë ndaj godinës së Drejtorisë së Policisë në provincën Kandahar në jug të Afganistanit janë vrarë 11 persona.

Zëdhënësi i Prefekturës së Kandaharit, Ahmed Behir Ahmedi në prononcimin për gazetarët tha se pas hedhjes në erë të makinës të ngarkuar me bomba para hyrjes së godinës së Drejtorisë së Policisë në Kandahar, sulmuesit të tjerë hynë në konflikt të armatosur me pjesëtarët e forcave të sigurisë.

“Pas sulmit të parë ndodhën edhe dy shpërthime të njëpasnjëshme”, deklaroi zëdhënësi Ahmedi, ndërsa shtoi se sulmuesit u neutralizuan si rezultat i operacionit të ndërmarrë.

Zëdhënësi tha se në sulmin në fjalë janë vrarë 9 civilë dhe 2 policë, ndërsa u plagosën 3 policë dhe 80 civilë.

Ahmedi gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e sulmit disa makina të zyrës doganore të Kandaharit që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë u kapluan nga zjarri.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është e rëndë, ndërsa thuhet se përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët.

Ndërkohë Turqia dënoi ashpër sulmin terroristë të ndërmarrë ndaj Drejtorisë së Policisë në Kandahar të Afganistanit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me një trishtim të madh për sulmin në fjalë në të cilin humbën jetën një numër i madh i njerëzve në mesin e të cilëve edhe civilë.

“Dënojmë sulmin terrorist në fjalë, kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në sulm, ndërsa i shprehim ngushëllime qeverisë miqësore afgane dhe popullit vëllazëror afgan dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, u tha në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme