Akar: Përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 dëmton fuqinë e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 do të ndikojë negativisht fuqinë e NATO-s, veçanërisht në krahun jugor.

Akar: Përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 dëmton fuqinë e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 do të ndikojë negativisht fuqinë e NATO-s, veçanërisht në krahun jugor.

Pas inspektimeve dhe kontrolleve në zonën kufitare me Sirinë së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandantin e Forcave Tokësore, gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandantin e Forcave Detare, admiralin Adnan Ëzball (Adnan Özbal) dhe Komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) minstri Akar iu përgjigj pyetjeve të agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me rendin e ditës.

Në vlerësimin për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përjashtuar Turqinë nga programi F-35 ai tërhoqi vëmendjen se Turqia ndodhet nën një kërcënim serioz ajror dhe raketash.

Akar bëri të ditur se punimeve të Turqisë që prej viteve 2000 për furnizim me sistem rajonal të mbrojtjes së ajrit dhe raketave me rreze të gjatë veprimi (UMBHFSS), Amerika, partnere strategjike, u është përgjigjur vonë dhe në mënyrë jo të kënaqshme.

“Në këtë kuadër blerja e sistemeve S-400 (UMBHFSS) nuk ishte më një zgjedhje, por u kthye në detyrim. Është shumë e qartë që përpjekja e njëanshme (e Amerikës) për të përjashtuar Turqinë, që është një partnere e rëndësishme dhe ka përmbushur të gjitha obligimet për projektin F-35, nuk bazohet në një arsyetim legjitim”, u shpreh ministri Akar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë shume deklarata. Me përjashtim të disave që kanë qenë të matura dhe të arsyeshme, disa të tjera janë të njëanshme dhe nuk përputhen me frymën e aleancës.

“Përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 do të ndikojë negativisht fuqinë e NATO-s, veçanërisht në krahun jugor. E drejta jonë më e natyrshme si një partner strategjik është që të presim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të heqin dorë nga qëndrimi aktual dhe të shmangin hapat, që mund të dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve” tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

 


Lajme të ngjashme