Vazhdojnë operacionet antiterror në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në rajonin Kandil në veri të Irakut janë shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Vazhdojnë operacionet antiterror në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në rajonin Kandil në veri të Irakut janë shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në rajonin Kandil në veri të Irakut u ndërmorën operacionet ajrore të koordinuara me operacionin “Kthetra”.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shtoi se gjatë operacioneve në fjalë janë goditur dhe shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Ndërkaq bëhet e ditur se ushtari i plagosur si pasojë e shpërthimit të një mjeti të improvizuar shpërthyes në Sirnak më 11 korrik ra dëshmor në spitalin ku kurohej.

Sipas komunikatës së Ministrisë ushtari i plagosur më 11 korrik në Sirnak nga mjeti i improvizuar shpërthyes krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore iu nënshtrua plagëve të marra dhe ra dëshmor.

“Kërkojmë mëshirë prej Allahut për martirin tonë të dashur, i cili humbi jetën në këtë ngjarje që na mbytën në dhimbje dhe pikëllim të thellë, ndërsa u shprehim ngushëllime familjes së tij të pikëlluar, forcave tona të armatosura dhe kombin tonë fisnik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

 


Lajme të ngjashme