Turqia reagon ndaj deklaratës së udhëheqjes amerikane për programin F-35

Turqia i ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga gabimi në lidhje me vendimin për avionët F-35, që do të shkaktojë plagë të pashërueshme në marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia reagon ndaj deklaratës së udhëheqjes amerikane për programin F-35

Turqia i ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga gabimi në lidhje me vendimin për avionët F-35, që do të shkaktojë plagë të pashërueshme në marrëdhëniet dypalëshe.

Ministria e Punëve të jashtme bëri të ditur se përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35 nga ana e udhëheqjes amerikane nuk bazohet në asnjë arsye legjitime dhe shtoi: “E ftojmë Amerikën të heqë dorë nga ky gabim që shkakton dëme të parikuperueshme në marrëdhëniet tona strategjike”.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ministria turke rikujtohet se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaruan se Turqia do të nxirret nga programi i F-35 për shkak të furnizimit me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 (nga Rusia).

“Ky hap i njëanshëm nuk përputhet me frymën e aleancës dhe gjithashtu nuk mbështetet në asnjë arsye ligjore”, shkruhet në deklaratë dhe vijohet me fjalët: “Përjashtimi i Turqisë nga programi, në të cilin është një prej partnereve kryesore, nuk është i drejtë dhe njëkohësisht edhe pretendimi se sistemi S-400 do të dëmtojë F-35 është i pabazë. Mungesa e përgjigjes ndaj propozimit tonë për krijimin e një grupi pune në këtë çështje me pjesëmarrjen edhe të NATO-s tregon qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i qasen kësaj çështjeje me paragjykim dhe kanë mungesë të vullnetit për të zgjidhur këtë çështjeje me një mirëbesim”.  

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë me Turqinë nuk duhet ta tregojnë vetëm me fjalë por duhet ta demonstrojnë atë edhe me vepra dhe veçanërisht në luftën kundër organizatave terroriste DAESH, PKK/PYD/YPG dhe FETO. 

“Në këtë aspekt ka rëndësi të madhe qëndrimi besnik i konsensusit të arritur në takimin e zhvilluar gjatë samitit të G20 në Osaka (muajin e kaluar) ndërmjet të nderuarit President (Rexhep Tajip Erdoan) dhe Presidentit Trump. E ftojmë Amerikën të heqë dorë nga ky gabim që shkakton dëme të parikuperueshme në marrëdhëniet tona strategjike”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.  

Në deklaratën e bërë nga udhëheqja amerikane bëhej e ditur se për shkak të sisteme S-400 Turqia nuk mund të bëhet pjesë e projektit F-35.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin ende shumë vlerë marrëdhënieve strategjike me Turqinë. Si aleate në NATO marrëdhëniet tona kanë shumë shtresa dhe nuk janë të lidhura vetëm me projektin në fjalë” bëhej e ditur në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme