Trump: Nuk jemi në kërkim të sankisoneve ndaj Turqisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk është duke kërkuar për zbatim sanksionesh ndaj Turqisë për shkak të furnizimit me S-400.

Trump bëri një vlerësim në Zyrën Ovale në lidhje me blerjen e sistemeve ajrore S-400 të Rusisë nga ana e Turqisë.

Pyetjes “A do të sillni sanksione për Turqinë?”, Trump iu përgjigj duke thënë: “Jo, tani nuk po kërkojmë për diçka të tillë. Nuk jemi brenda një kërkimi të tillë”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në deklaratën që kishte bërë muajin e kaluar përpara se të shkonte në Japoni për të marrë pjesë në samitin G20, ishte shpreh me fjalët: “Nëse vendet e NATO-s kanë filluar të zbatojnë sanksione ndaj njëra-tjetrës, këtë nuk e di. Në bisedimet me Trumpin nuk kam kuptuar një gjë të tillë”.

Lajme të ngjashme