Sulmi i armatosur ndaj diplomatit turk - Një hetim i dyanshëm fillon në Irak

Kuvendi i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) vendosi të hapet hetimi në lidhje me sulmin e armatosur ndaj një restoranti në Erbil, ku humbi jetën një punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë dhe dy nënshtetas irakianë.

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Brendshme në Kuvendin e KRG-së, Muhamed Said, në deklaratën e bërë për median lokale tha se komisioni i ngritur për sulmin që ndodhi të mërkurën në Erbil do të bëjë një hetim të detajuar dhe gjithashtu do të ndjekë procesin e hetimit të filluar nga forcat e sigurisë për të kapur autorët e sulmit.

Ai tha se rezultatet e hetimit do të bëhen publike sa më parë dhe qëllimi edhe i Kuvendit, edhe i Administratës është të mbrojë sigurinë e jetës së popullit me në krye diplomatët dhe stabilitetin e rajonit.

Lajme të ngjashme