Ministri Akar viziton njësitë ushtarake në kufi me Sirinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe zinxhiri komandues ndodhen për inspektime dhe kontrolle në njësitë ushtarake në kufi me Sirinë.

Hulusi Akar së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandantin e Forcave Tokësore, gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandantin e Forcave Detare, admiralin Adnan Ëzball (Adnan Özbal) dhe Komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) shkruan në rrethin Hataj (Hatay), që ndodhet në kufi me Sirinë.

Në aeroportin e Hatajit ata u pritën nga Prefekti Rahmi Doan (Rahmi Doğan), zëvendëskomandanti i Armatës së 2-të, gjeneralmajori Sinan Jajla (Sinan Yayla) dhe autoritete të tjera. Që aty u kalua në njësitë në vijën kufitare.

Akar bëri inspektime dhe kontrolle, u takua me komandantët e njësive ushtarake dhe mori informacion në lidhje me veprimtaritë e tyre.

Lajme të ngjashme