Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në një operacion ajror

Me operacionin ajror që Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer në zonën Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 7 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në një operacion ajror

Vazhdon operacioni “Kthetra”, të cilin ushtria turke e ka filluar më 27 maj kundër terroristëve në veri të Irakut.

Në koordinim me operacionin “Kthetra” në zonën Metina është realizuar edhe një operacion ajror.

Në këtë operacion ajror janë neutralizuar 7 terroristë.

Nga ana tjetër lufta kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri edhe brenda vendit.

Në operacionin që është kryer me mbështetje ajrore nga njësi të Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit të Hakarit në zonën malore të kësaj province në kuadër të operacioneve që vazhdojnë për garantimin e sigurisë së brendshme janë neutralizuar 2 terroristë.

 


Lajme të ngjashme