Çavusoglu: Turqia do të jetë gjithmonë pranë shtetit dhe popullit palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia do të jetë gjithmonë pranë shtetit të Palestinës dhe palestinezëve.

Mevlyt Çavushollu u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad el-Maliki.

I ndodhur në Xhide të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Bordit Drejtues me Seancë të Hapur në nivel ministrash të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Çavushollu pati një takim me homologun palestinez.

Në postimin e bërë në median sociale Twitter pas këtij takimi, Çavushollu shkroi: “Me vëllain tim, ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad Maliki biseduam për qëndrimin agresor në rritje të Izraelit në Jerusalem. Ne do të jemi gjithmonë pranë shtetit të Palestinës dhe palestinezëve”.

Lajme të ngjashme