Turqia vazhdon me vendosmëri aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor

Tre anijet turke në punimet e sondazheve në Mesdheun Lindor do të shoqërohen edhe nga anija “MTA Oruç Reis” .

Turqia vazhdon me vendosmëri aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez bëri të ditur se dy anijet turke të sondazheve dhe një anije e studimeve sizmologjike të Turqisë do të shoqërohen edhe nga anija “MTA Oruç Reis” në punimet e sondazheve në Mesdheun Lindor.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Donmez i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor.

Duke vënë në dukje se Turqia po vazhdon me vullnet dhe vendosmëri të njëjtë sondazhet në Mesdheun Lindor, ministri Donmez theksoi se Turqia do të vazhdojë pandërprerë me aktivitete edhe në platformën e saj kontinentale edhe në zonat për të cilat kompania “Turkiye Petrolleri” është e licencuar nga Republika Turke e Qipros së Veriut.

Donmez deklaroi se anijet e eksplorimit dhe shpimit në Mesdheun Lindor po kryejnë dhe do të vazhdojnë të kryejnë të gjitha operacionet në rajon ashtu siç është planifikuar.

“Turqia i ka aftësinë dhe fuqitë për të kërkuar, prodhuar dhe për të dërguar në tregjet ndërkombëtare burimet në rajon. Punimeve të anijeve të sondazheve “Fatih” dhe “Yavuz” dhe anijes së eksplorimit sizmik “Barbaros Hayreddin Pasa”, tani iu bashkëngjisim anijen tonë të katërt. Anija ‘MTA Oruç Reis’, e cila prej gushtit 2017 e këtej kryen studime sizmike në Detin e Zi dhe Marmara, do t'u bashkëngjitet punëve në Mesdheun Lindor menjëherë pas përfundimit të punimeve në Detin Marmara”, bëri të ditur ministri Donmez.

Ai gjithashtu shtoi se do të vazhdojnë të marrin masat e nevojshme në koordinim me ministritë përkatëse përballë të gjitha iniciativave që do të injorojnë sovranitetin e Turqisë në rajon.

 


Lajme të ngjashme